Çfarë ndodhi? Arbana Osmani shpërthen në rrjete sociale

Çfarë ndodhi? Arbana Osmani shpërthen në rrjete sociale

16:16, 13/02/2022
A+ Aa A-

Big Brother VIP Albania” është një nga formatet më të ndjekur në Shqipëri, i cili ka kaluar çdo pritshmëri lidhur me shikueshmërinë e lartë që ka pasur.

Rekordet e klikimeve rrjedhimisht kanë sjellë dhe një sërë komentesh në rrjete sociale, të cilat shpesh herë mund të jenë shumë fyese.

Lidhur me këtë fenomen ka reaguar moderatorja e formatit Arbana Osmani, e cila i ka bërë thirrje të gjithë njerëzve të raportojnë çdo koment negative e ofendues, duke thënë se nuk duhet të tolerohen gjuhë të tilla urrejtjeje.

Ajo është shpehur gjithashtu se “cyberbullying” është plagë e shoqërisë shqiptare që ndikon në mënyrë indirekte tek të gjithë njerëzit e afërt.

“Gjuha e urrejties online jo vetëm nuk duhet toleruar, ajo duhet dënuar, raportuar, dhe ndaluar.

Në një vend të vogël si ky i yni, ku problemet më të vogla janë ngjarjet në një “reality show”, cyber bullying është plagë e kësaj shoqërie, tolerimin ndaj të cilit sot e vuajmë ne, që ndoshta na është bërë lëkura shollë e nuk na bënë më përshtypje; por nëser ndikimi që do të ketë mbi fëmijët tanë mund të jetë i përballueshëm.

"Raportoni çdo njeri që flet dhe komenton me gjuhën e urrejties, bëjeni këtë për vete dhe për fëmijët tuaj.”- është shprehur ajo.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco