Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Prapaskena: Familja ndau Beatrixen me Donaldin, zbulohet arsyeja

Prapaskena: Familja ndau Beatrixen me Donaldin, zbulohet arsyeja

14:30, 13/02/2022
A+ Aa A-

Situata e fundit në “Big Brother VIP” në të cilat sërish u përfshinë çifti Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë ngjallur dinamika të reja brenda dhe jashtë shtëpisë së famshme.

Ishte planifikuar që këngëtarja të ishte në mesin e ish-banorëve që janë futur mbrëmë (e premte) për të shijuar një darkë me banorët e mbetur të shtëpisë, por ajo e anuloi pjesëmarrjen në momentin e fundit.

Image

U tha se kjo erdhi si rezultat i një shakaje mes Ermal Mamaqit dhe banorëve të tjerë, përfshirë Donaldin, ku u përmendën Bora Zemani dhe Beatrix, gjë që e ka prekur këtë të fundit.

Mos prezenca e saj në darkën e organizuar ka mërzitur edhe partnerin e saj, Donaldin i cili mbrëmë gjithashtu i shpall finalistë i “BB VIP”.

 

Por, pas gjithë kësaj, burime të “Prive.al” thuhet se Beatrix është larguar nga Shqipëria për disa ditë.

Nuk dihet arsyeja e saktë para kësaj e as vendndodhja e këngëtares, e cila ka qëndruar e heshtur edhe në rrjete sociale duke mos bërë asnjë reagim deri tani.

Image

Kuptohet se familja ka ndikuar në ndarjen e saj me Donaldin.

Anxhelina ka reaguar duke postuar foton e Beniadës si fituese duke dyshuar se kjo është arsyeja kryesore se pse u ndanë.

 

Kujtojmë që Ermal Mamaqi ka bërë një reagim lidhur me gjithë ngjarjen, ku tha se nuk e kishte për qëllim ta mërziste Beatrix dhe e gjitha ishte në formë shakaje.

Mamaqi u shpreh se fakti që ajo tani është lidhur me Donaldin nuk do të thotë që Bora të mos përmendet në prezencën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco