Nuk e prisnim! Ky këngëtar shqiptar ka qenë problematik në rini

Nuk e prisnim! Ky këngëtar shqiptar ka qenë problematik në rini

17:33, 07/02/2022
A+ Aa A-

Shpat Kasapi përveç këngëve HIT njihet kudo dhe si djalë i qetë dhe i edukuar.

Në një rrëfim për “Glamour Zone” të RTV Ora këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut tregoi se nuk ka qenë dhe aq i qetë dhe i edukuar sa duket.

Duke qenë se ka pasur trup të madh Shpati tregoi se në rini ka rrahur djemtë e klasës.

“ I rrihja shokët. Kisha trup më të madh, kam qenë belaxhi i madh. Kam qenë problematik. “,- tregoi ai.

Kujtojmë se Shpati tashmë është bërë me djalë, të cilin e ka quajtur Roel.

I ftuar po te RTV Ora, Shpat Kasapi foli për lindjen e djalit të tij Roelit.

“Nuk kisha frikë kur e mbajta. Gjithmonë i kam dashur fëmijët, sidmos bebat, por ndjenja ishte e veçantë kuptohet, e papërshkrueshme.

Të kesh fëmijë do të thotë të kesh një engjell shtesë në jetën tënde, një plotësim në jetë dhe një lumturi”,- u shpreh Shpat Kasapi.

Shpati tregoi se djali peshoi 3 kilogram e 300 gram dhe se Selvija është mirë. Ai u shpreh se as gjumin se ka ndjerë fare se është mësuar me koncertet.

Ndërsa për kuptimin e emrit Roel ai tregoi se do të thotë gur i çmuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco