‘Ta mbylli gojën’/ Debat i ashpër mes Ilirit dhe Donaldit

‘Ta mbylli gojën’/ Debat i ashpër mes Ilirit dhe Donaldit

16:57, 18/01/2022
A+ Aa A-

Një debat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” mes Ilirit dhe Donaldit.

Shkak për këtë është bërë Monika, e cila ka deklaruar herë pas herë që nuk do të pozicionohet në lojën e asnjë prej djemve.

 

“I dole kundër sepse nuk të zgjodhi, ja pra që ajo të zgjodhi dhe ta mbylli gojën”, u shpreh Donaldi.

Kaq mjaftoi që Iliri të revoltohej dhe t’i shprehte aktorit se është i vetëdijshëm që po përpiqet të afrojë Monikën në grupin e tij.

 

“Unë e di shumë mirë se çfarë po përpiqesh të bësh. Ke dashur ta afrosh Monikën me lojërat e tua dhe ta bësh pjesë të grupit tënd. Unë kam qenë i pari që kam qeshur me to por qëllimi juaj ka qenë tjetër gjë’’, tha Iliri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco