Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Aktori i njohur prek me gjestin, dhuron 70% të fitimit nga filmi i fundit

Aktori i njohur prek me gjestin, dhuron 70% të fitimit nga filmi i fundit

08:46, 04/01/2022
A+ Aa A-

Keanu Reeves ka dhuruar 70 përqind të pagës të tij nga filmi i parë “The Matrix” për të financuar kërkimet për trajtimin e leuçemisë.

57 vjeçari u pagua 10 milionë dollarë për filmin fantastiko-shkencor të vitit 1999, përpara se të fitonte 35 milionë dollarë të tjerë kur filmi arriti një sukses të jashtëzakonshëm.

Sipas Lad Bible, aktori dhuroi 70 përqind të parave – 31.5 milionë dollarë.

Reeves kishte arsye personale për të dhuruar këtë shumë pasi dhe e motra e tij e vogël, kishte rreth tetë vjet që luftonte me leuçeminë.

Ajo u diagnostikua me kancer në vitin 1991.

[Frymëzimi: Keanu Reeves dhuroi 70% të pagës së tij nga filmi i parë The Matrix për të financuar kërkimin e leukemisë - pasi motra e tij më e vogël luftoi me sëmundjen për 10 vjet (foto muajin e kaluar)]

Ylli i “Speed” shiti shtëpinë e tij dhe shpenzoi 5 milionë dollarë për terapi për të ndihmuar motrën të shërohej.

Aktori i njohur që atëherë ka krijuar një fondacion bamirësie për të ndihmuar ata që luftojnë me kancerin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco