Filmi 'Zgjoi' nominohet për 'Oscar', reagon presidentja Osmani

Filmi 'Zgjoi' nominohet për 'Oscar', reagon presidentja Osmani

11:13, 22/12/2021
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur suksesin e filmit “Zgjoi” që hyri në listën e ngushtë të nominimit për “Oscar”.

Përmes një postimi në Facebook, presidentja e ka shprehur gëzimin e saj.

“Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj.

"Bravo”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Sipas Variety, votimi do të përfundojë me 15 dhjetor, ndërsa të tjerët do të kalojnë në fazën e parë të votimit.

Prej kësaj liste është edhe filmi shqiptar, “Zgjoi (Hive)”, i cili është propozim për në nominimet e “Oscars 2022”.

I njëjti është nën regjinë e Blerta Bashollit, derisa renditet në kategorinë e “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.

Kjo është lista e ngushtë e filmave që garojnë për t’u nominuar për çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”:

“Great Freedom” (Austria) – Sebastian Meise
“Playground” (Belgjika) – Laura Ëandel
“Lunana: A Yak in the Classroom” (Butani) – Paëo Choyning Dorji
“Flee” (Danimarka) – Jonas Poher Rasmussen
“Compartment No. 6” (Finlanda) – Juho Kuosmanen
“I’m Your Man” (Gjermania) – Maria Schrader
“Lamb” (Islanda) – Valdimar Jóhannsson
“A Hero” (Irani) – Asghar Farhadi
“The Hand of God” (Italia) – Paolo Sorrentino
“Drive My Car” (Japonia) – Ryusuke Hamaguchi
“Hive” (Kosova) – Blerta Basholli
“Prayers for the Stolen” (Meksika) – Tatiana Huezo
“The Worst Person in the World” (Norvegjia) – Joachim Trier
“Plaza Catedral” (Panamaja) – Abner Benaim
“The Good Boss” (Spanja) – Fernando León de Aranoa.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco