‘Boll ma’/ Dafina Zeqiri reagon e revoltuar ndaj qeverisë së Kosovës

‘Boll ma’/ Dafina Zeqiri reagon e revoltuar ndaj qeverisë së Kosovës

17:58, 21/12/2021
A+ Aa A-

Edhe këto Krishtlindje jemi të detyruar të bashkëjetojmë me Covid-19. 

Por, më e vështirë se të gjithë kjo periudhë dyvjeçare ka qenë edhe për artistët.

 

Së fundmi, Dafina Zeqiri ka reaguar e revoltuar lidhur me masat anti-Covid në Kosovë. 

Ajo ka shpërndarë në “Instagram” një postim ku i bëhet thirrje qeverisë së Kosovës, e acaruar nga situata.

 

“Qeveria jone ka vendose me na blloku punen edhe njekohesisht mos me jep asnje ndihme perkunder faktit se kemi paguar dhe vazhdojme te paguajme takse per cdo te hyre qe gjenerojme si kompani”, shkruhet ndër të tjera në postim.

Gjithashtu, i bëhet thirrje clubeve të natës, që nëse rregullat nuk ndryshojnë, t’i injorojnë ato.

 

“Boll ma”, ka shkruar Dafina, që i ka bërë tag edhe Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

Aktualisht, Evropa është në alarm, për shkak të variantit Omicron. 

 

Megjithatë në Shqipëri dhe Kosovë, ende nuk është konfirmuar asnjë rast.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco