Djali bën 1 vjeç, Shkurte Gashi i dedikon fjalët më të bukura

Djali bën 1 vjeç, Shkurte Gashi i dedikon fjalët më të bukura

16:37, 21/12/2021
A+ Aa A-

Shkurte Gashi ka bërë një dedikim emocionues për djalin e saj, Mali, i cili feston 1 vjetorin e lindjes. 

Këngëtarja ka ndarë një foto, ku shihet me bashkëshortin, Albert Limani pranë vogëlushit, krahas së cilës ka shkruar se ardhja në jetë e tij ishte gëzimi më i madh.

 

“Dashuria jonë u kurorëzua me Malin e bukur! Ndjenja më e mirë që e përjetuam në jetë ishte data 21/12/2020, kjo datë që na dha epitetin prindër. Ardhja e Malit në jetë ishte emocion dhe gëzim për gjithë familjen tonë.

Mal mrekullia jonë në një vjetorin tënd urojmë që jeta jote të jetë një përrallë e bukur, ne do të jemi gjithmonë përkrah teje, deri në frymën e fundit! Gëzuar shëndet e shumë fat për ty Të duam shumë”, ka shkruar ajo.

 

Gjithashtu partneri i saj i ka dedikuar vogëlushit disa fjalë të ëmbla.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco