Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Dj Pm takon babanë e saj, por si e priti ai?

Dj Pm takon babanë e saj, por si e priti ai?

09:49, 18/12/2021
A+ Aa A-

Gjatë mbrëmjes së djeshme, blogerja e njohur Sarah Berisha mori një surpzië mjaft të bukur nga produksioni.

Në dhomën e surprizave, ajo u takua me babnë e saj i cili u shpreh se ndihet shmë krenar për Sarën, madje nuk e priste që ajo të ishte kaq e mirë në lojë.

Sara e ka pasur shumë merak për mënyrën sesi ai mund t’i ketë parë gjërat nga jashtë e sidomos marrëdhënien me DJ PM (Pajtimin).

Ajo mendonte se i ati asnjëherë nuk do të vinte ta takonte, pasi nuk i pëlqen këto gjëra dhe ka pasur problem,që ajo të shkonte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Por në fakt ai kishte ardhur dhe i tha asaj se është shumë krenare për të dhe as nuk e ka pritur që ajo të jetë aq mirë.

Ai vlerësoj Donaldin, i cili kishte thënë për Sarën se çdokush do të donte ta kishte afër edhe ta kishte shoqe.

Ama nuk mbeti me kaq. Babai i Sarës, Pëllumbi kishte kërkuar të takonte dhe DJ PM (Pajtimin), i cili u tregua shumë i gatshëm dhe shkoi me një shishe verë bashkë me DJ DAGZ (Arbërin).

Ata të dy i thanë babait të Sarës se ka një vajzë të mrekullueshme, por nuk munguan as batutat e Pajtimit.

“Mendova se do vije me tesha të ushtrisë, ashtu siç të kishte përshkru Sara”,- i tha ai dhe të gjithë qeshën.

Babai iu përgjigj se i vetmi problem i tij është kur ajo mërzitet dhe mbase ia hodhi me spond Pajtimit, por gjithsesi u tregua shumë dashamirës ndaj të dy djemve.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco