Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

'Mua më kthyen në jetë me elektroshok'/ Big Mama rrëfen historinë e aksidentit ku humbi dhe shokun e saj

'Mua më kthyen në jetë me elektroshok'/ Big Mama rrëfen historinë e aksidentit ku humbi dhe shokun e saj

19:25, 17/12/2021
A+ Aa A-

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP që nga fillimi i spektaklit kanë treguar histori të ndryshme personale dhe rrëfime të ndryshme prekëse.

Së fundi ishte këngëtarja e njohur, Big Mama, ajo që gjatë një diskutimi me banorët ka kujtuar aksidentin tragjik në të cilin humbi mikun e saj.

Këngëtarja nga Tetova tregoi se aksidenti kishte ndodhur në liqenin e Strugës, ku miku i saj ndërroi jetën, teksa ajo u rikthye në jetë nga ndërhyrja e mjekëve me elektroshok.

Foto: Top Channel

“Ju e dini se jam mbytur në ujë, unë me shokun, ai ka ndërrua jetë, edhe unë kam vdekur më kanë kthyer me elektroshok, para nëntë vitesh, në liqenin e Strugës, ndonjëherë në jetë nuk është vetëm fobia”, ka thënë Big Mama.

Kujtojmë që këngëtarja është ndër banorët më të reja të shtëpisë, e cila hyri vetëm pak javë më parë.

Ndërsa sonte ( e premte) në spektaklin javorë pritet eliminimi i njërit prej banorëve të nominuar.

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë në garë për të fituar çmimin prej 100 mijë eurosh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco