Rikthehet sot! Pse mungoi Balina Bodinaku dy spektakle të ‘Big Brother VIP’?

Rikthehet sot! Pse mungoi Balina Bodinaku dy spektakle të ‘Big Brother VIP’?

17:57, 07/12/2021
A+ Aa A-

Opinionistja e ‘Big Brother VIP’, Balina Bodinaku mungoi dy herë radhazi gjatë spektaklit të së martës edhe të së premtes.

Ajo u zëvendësua nga gazetarja e njohur e aktualitetit Sonila Meço.

 

Këto dy spektakle rrjeti ka qenë ‘i nxehtë’ nga formimi i trekëndëshit Bora-Donald-Beatrix dhe Balina e ka komentuar atë nëpërmjet “Instagram Live” apo “Story”.
Nga postimi i fundit duket se Balina është infektuar me Covid-19.

 

“Gjatë Covidit, për të gjithë ju që më pyesni, nuk mora asgjë. Ose të paktën asgjë që nuk marr çdo ditë tjetër të vitit, si pjesë të kujdesit të përditshëm për veten (një nga hobet e mia)- shkroi ajo. 

Nuk ka munguar dhe komenti epik i një ndjekëse, e cila dyshon se Balina gjatë kësaj kohe ka bërë një ndërhyrje estetike.


Ajo i tha se duket sikur ka bërë hundën operacion, ndërsa Balina iu përgjigj me humor se e ka pasur fiksim gjithë jetën.

Kujtojmë se menjëherë pas mbrëmjes, Balina u shfaq në një video live në “Instagram” me ish-banoren, Sheila Haxhiraj.

Image

Balina u shpreh se nuk i pëlqeu aspak nata e djeshme dhe se produksioni dhe opinionistët e trajtuan çështjen e Donaldit si një gjyq moralist.

Balina u shpreh se nuk iu duk aspak e drejtë që Arbri dhe Sonila i kërkuan llogari Donaldit, për një histori që tek e fundit ai e kishte mbyllur jashtë shtëpisë së “Big Brother”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco