Fansat i 'vërsulen' Kim Kardashian: E ke tepruar me ‘photoshop’-in

Fansat i 'vërsulen' Kim Kardashian: E ke tepruar me ‘photoshop’-in

15:10, 06/12/2021
A+ Aa A-

Kim Kardashian nuk është e panjohur për pak editimi të fotografive, por tani fansat e kanë akuzuar atë se e ka bërë këtë tek sqetullat në fotot e fundit.

Kim i nxiti ndjekësit e saj kur postoi një seri fotosh provokuese në të cilat mahniti e veshur me një fustan të zi nga “Balenciaga”.

Megjithatë, ishin sqetullat e nënës së katër fëmijëve që dukej se po tërhiqnin fokusin në këto imazhe.

Ndërsa Kim ngre duart mbi kokë, ku shihet e ulur pranë një dritareje, sqetullat e saj duken të jenë jashtëzakonisht të lëmuara.

Sigurisht që fansat e saj u hodhën drejt e në seksionin e komenteve në Instagram për të ia vënë këtë në dukje, shkruan Mirror.

Nuk është hera e parë që themeluesja e “Skims” akuzohet për një dështim epik në editim.

Në fillim të këtij viti Kim nxiti ndjekësit e saj duke shpërndarë një foto të saj duke u shtrirë në një plazh në një vend ekzotik e veshur me bikini të zeza.

Megjithatë, disa fansa theksuan se duket se Kim ka vetëm katër gishta në atë këmbë, duke theksua se duhet të jetë një gabim në editim.

Ndërkohë, kujtojmë që Kim paraqiti kërkesën për divorc nga reperi Kanye West në shkurt të këtij viti dhe tani përflitet se është në lidhje me komedianin Pete Davidson, të cilin e takoi në “Saturday Night Live” kur bëri debutimin e saj si prezantuese e spektaklit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco