Ardit Çuni kritikon keq ‘Big Brother’: Mua nuk më bënë surprizë, jam trajtuar ndryshe

Ardit Çuni kritikon keq ‘Big Brother’: Mua nuk më bënë surprizë, jam trajtuar ndryshe

18:28, 07/11/2021
A+ Aa A-

I eliminuari i së premtes në “Big Brother Vip”, Ardit Çuni ndërsa ishte i ftuar në “Fan Club” ka shprehur kritika të shumta për produksionin.

Sipas tij, nuk është i vetmi që ka shkelur rregullat, ka pasur edhe të tjerë, por është dënuar, kurse të tjerët jo.

 

Sipas Arditit, ai është trajtuar ndryshe nga personazhet e tjerë të “Big Brothe Vip”.

“Rregullat janë thyer minimalisht 5, 6, 7 herë nga Monika, nga Donaldi. Edhe unë jam penalizuar, në seancë gjyqësore jam paralajmëruar vetëm unë. Kam thënë që më ka ardhur një zarf i zi. Donaldi ka thyer një nga rregullat e kontratës dhe vjen zarfi për mua. Më vjen keq që jam trajtuar ndryshe nga të tjerët. Unë që shkela u penalizova, ata që shkelën nuk penalizohen. Gjithashtu unë jam i vetmi që nuk kam pasur asnjë surprizë, ndërsa të tjerët nga dy tre”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco