Bora rrëfen momentin më të vështirë në ‘Përputhen’, shkak Ledjana

Bora rrëfen momentin më të vështirë në ‘Përputhen’, shkak Ledjana

16:42, 07/11/2021
A+ Aa A-

Në emisionin “Më Thuaj Një Dëshirë”, me Fjoralba Ponarin është bashkuar edhe moderatorja Bora Zemani për të realizuar dëshirën e një fansit të saj të spektrit autik, i cili e do shumë dhe dëshiron që një ditë të bëhet gazetar.

Gjatë rrugës për në Fushë-Krujë, Bora dhe Fjoralba kanë bërë një bisedë të gjatë, ku mes të gjithave Fjoralba e ka pyetur për momentin më të vështirë në emisionin që drejton prej dy vitesh: ‘Përputhen’,

 

“Ka qenë një moment kur unë i kam thënë Ledjanës: mund të çohesh nga studio nëse mendon se produksioni të ka bërë pabesi, se tha më kapën në pabesi, diçka e tillë, nuk e mbaj mend mirë. Unë i thashë mund të largohesh nga studio, mund të ikësh nëse mendon se ka funksionuar në këtë lloj forme.

 

Këtë e kam thënë në fakt me zë të lartë, por sepse në studio kishte shumë zhurmë dhe është dukur sikur kam pasur nerva të mëdha. E më është kthyer gjithë publiku: si i flet ashtu asaj? Kush je ti të flasësh kështu?, po komente nga më të tmerrshmet, që përfshinin edhe familjen duke të të sharë Arborin, duke të të sharë...”- tregoi ajo.

 

Bora rrëfeu se i ka ndodhur të marrë edhe kërcënime jete, por nuk i ka marrë parasysh përderisa janë llogari fallco në “Instagram”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco