Alvisa në takim romantik me Bashkimin: 'Ky ishte takimi më i bukur'

Alvisa në takim romantik me Bashkimin: 'Ky ishte takimi më i bukur'

09:57, 27/10/2021
A+ Aa A-

Në puntatën e sotme të Për’puthen ishte takimi midis Alvisës dhe Bashkimit.
Ky është një takim i shumëpritur nga ana e simpantizantëve të çiftit, pasi Alvisa dhe Bashkimi pas takimit të parë patën një pauz prej 6 javësh prej shumë peripecish.

Alvisa shprehu sa siguri te Bashkimi, gjë që nuk ja japin të tjerët, ndërsa Bashkimi i kërkoi të vazhdonin takimet dhe u duk shumë i përfshirë.
Ajo gjithashtu i tha se ky ishte takimi më i bukur i saj në program.

Takimi ishte shumë romantik, por nuk munguan pikëpyetjet e Ritvanës dhe Brunos, e sidomos këtij të fundit, i cili ka pasur dy takime me Alvisën.

Bruno: Si mund të thuash kam siguri te dikush që nuk ke pasur pikë mbështetjeje?
Alvisa: Jo ai ma ka dhënë mbështetjen. Kemi mbajtur mëri me njëri-tjetrin, prandaj s’kemi folur, Bashkimi është tip që mban inat, kur përmend emrin e ndonjërit prej jush. Në momentin  që ai mërzitet mërzitem edhe unë. Bruno, ti me mua ke bërë dy takime. Ke bërë ndonjë gjë për mua.
Bruno: Jo jo hiç gjë (me ironi).

Në këtë moment ndërhyn vajzat e tjera duke mbrojtur Brunon e duke thënë se ai i ka qëndruar shumë afër Alvisës, gjithashtu dhe Bora pohoi të njëjtën gjë, por Alvisa tha se pas takimit të dytë janë ftohur dhe sipas Brunos arsyeja është se nuk e di ku qëndron Alvisa midis tij dhe Bashkimit.

Alvisa: Ke qenë mashkulli i parë që kam bërë dy takime.
Bruno: Mos ma përmend sikur është privilegj.

Gjatë takimit Alvisa madje ju ul në prehër Bashkimit dhe shkëmbyen përqafime e puthje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco