Arbër Hajdari: Nuk dua të jem përgjithmonë drejtues i 'Fundjavë Ndryshe', do'i futem drejtësisë

Arbër Hajdari: Nuk dua të jem përgjithmonë drejtues i 'Fundjavë Ndryshe', do'i futem drejtësisë

15:42, 13/10/2021
A+ Aa A-

Arbër Hajdari tha eksluzivisht për ‘Rudina’ në Tv Klan se në të ardhmen nuk do të jetë pjesë e ‘Fundjavë Ndryshe’.

Për të është e rëndësishme të vazhdojë në një kuadër tjetër, në Drejtësi, për të cilën ka mbaruar edhe studimet, ndonëse do të jetë gjithnjë i pranishëm kur të jetë e nevojshme.

Rudina Magjistari: Do të vazhdoni secili në punët e veta edhe kur të jeni në Tiranë apo do të të bashkohet ajo (Vlera)?
Arbër Hajdari:
Nuk e di, kemi disa plane, por që kur Vlera të vijë këtu dhe të sistemohet njëherë, mendoj që mund të nisim edhe diçka të re bashkë, një punë të re, Arbri nuk do të jetë përgjithmonë pjesë e fondacionit. Mendoj se i kam shërbyer vendit tim. I kam shërbyer për një sistem që nisi me ato qeskat e vogla, por sot është krijuar një sistem që ndsdhta për shumë pak kohë ka nevojë për Arbrin dhe pastaj ecën vetë. Kështu që jam krenar për këtë. Nuk dua që jeta ime të ndërtohet vetëm në kuadrin e fondacionit ‘Fundjavë Ndryshe’, por unë dua ta provoj dhe veten time dhe, së pari për gjënë që jam shkolluar dhe së dyti pastaj..’

Rudina Magjistari: Ti je shkolluar për çfarë?
Arbër Hajdari
: Për Drejtësi. Dhe ashtu siç vij nga familja ime, babain, vëllain, ndoshta do mendoj të krijojmë diçka me njëri- tjetrin. Dhe nuk dua të jem gjithmonë, përgjithmonë drejtuesi i fondacionit ‘Fundjavë Ndryshe’. Unë do të jem gjithmonë aty për t’u kujdesur nëse kanë nevojë për mua. Por ‘Fundjava Ndryshe’ së shpejti do të përgatitet të zgjedhë një drejtues apo drejtuese të re, dhe çdo set i këtij fondacioni i cili menaxhohet nga 9 anëtarë bordi që janë pjesë e këtij fondacioni, do të ngelet aty.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco