Ariana Grande dhuron pesë milionë dollarë për njerëzit me probleme të shëndetit mendor

Ariana Grande dhuron pesë milionë dollarë për njerëzit me probleme të shëndetit mendor

14:23, 11/10/2021
A+ Aa A-

Në ditën e shëndetit Mendor, e cila u shënua dje, Ariana Grande njoftoi se do të dhurojë pesë milionë dollarë për terapi psikologjike falas në bashkëpunim me organizatën Better Help.

 

"Edhe pse ky është vetëm një gjest i vogël, unë doja të ri-angazhohesha me Better Help me shpresën se ne do të siguronim qasje në trajtim për më shumë njerëz dhe ndoshta do të frymëzojmë disa prej jush që të provojnë diçka të re dhe t'i japin përparësi shëndetit tuaj mendor," Grande ka shkruar në Instagram.

Të interesuarit për këtë ofertë do të marrin terapi falas për një muaj dhe do të kenë mundësi të vazhdojnë terapinë me Better Help me 15 përqind zbritje për muajin e ardhshëm.

 Kjo është hera e dytë këtë vit që Grande u ofron fansave terapi falas, dhe herën e fundit ajo dhuroi një milion dollarë.

Ju kujtojmë, Arijana Grande foli shumë hapur për problemet e saj të shëndetit mendor. Ajo tha se po vuante nga sindroma post-traumatike pas sulmit në Manchester Arena në 2017. 

Ajo gjithashtu foli për ndikimin e saj tek terapia, duke thënë se kjo i shpëtoi jetën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco