Shoqja e ngushtë me ishin? Semi lahet në pishinë me Donaldin,vërshojnë komentet

Shoqja e ngushtë me ishin? Semi lahet në pishinë me Donaldin,vërshojnë komentet

11:37, 07/10/2021
A+ Aa A-

Mes të gjithë personazheve të “Big Brother Vip”, vëmendjen e publikut e kanë marrë menjëherë Donaldi dhe Semi. Dhe jo më kot.

Kjo pasi Semi është mikesha e ngushtë prej 15 vitesh e Bora Zemanit, ndërsa kjo e fundit deri para pak muajsh ishte në një lidhje me Donaldin.

Image

Pas ndarjes së shoqes së saj, të gjithë po prisnin që Semi të mbante distancë nga Donaldi por në fakt po ndodh e kundërta.

Dyshja duken mjaft të afërt me njëri tjetrin, ndërsa ditën e djeshme zgjodhën të laheshin në pishinë pa banorët e tjerë në mes të shiut.

Image

Në videon e shpërndarë në faqen zyrtare të BBVIP, komentet më të shumtë: “Bora left the chat”.

Se dimë si reagon Bora kur shikon këto pamje. Ndoshta ajo dhe Donaldi janë ndarë si miq dhe secili ka vazhduar jetën e tij, por nga deklaratat publike e bëra pas ndarjes, u reflektua e kundërta.

Image

Një ditë më parë Bora i bëri një dedikim Semit në përvjetorin e saj të lindjes, duke shkruar fjalë mjaft të ndjera për të.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco