‘Gjetëm zërin e tij në një...’, Aurela dhe Stine tregojnë si e ‘rikthyen’ Dr. Florin

‘Gjetëm zërin e tij në një...’, Aurela dhe Stine tregojnë si e ‘rikthyen’ Dr. Florin

13:56, 06/10/2021
A+ Aa A-

Dr. Flori “u rikthye” në një bashkëpunim me Aurela Gaçen dhe Stinen, sikurse dy artistët kishin paralajmëruar së fundmi.

Edhe pse Dr. Flori nuk është fizikisht mes nesh, dy këngëtarët kanë sjellë edhe një herë pranë dëgjuesve përmes muzikës.

 

Në “Wake Up”, ata treguan sesi erdhi “S.F.L”, që është shkurtimi i emrave Stine, Flori, Lela.

Aureola tregoi se ka qenë një rastësi shumë e bukur, pasi duke kontrolluar disa foldera në një kompjuter që ishte prishur prej muajsh, gjeti të regjistruar zërin e Florit.

 

“Jam mpirë totalisht kur e kam dëgjuar. Nuk e besoja. E dëgjova prapë. Thashë me patjetër që do të bëjmë diçka”, tha ajo, duke shtuar se kanë marrë lejen e familjarëve të Florit.

“Jemi treguar shumë të kujdesshëm në gjithçka, i kemi menduar me detaje dhe kështu erdhi kënga e re”, thanë dy këngëtarët.

 

Dr. Flori u nda nga jeta 6 vite më parë, në një moshë shumë të re, or ai la pas pafund hite që dëgjohen ende sot e kësaj dite.

Miqtë e tij e kanë kujtuar gjithnjë përgjatë këtyre viteve dhe gjesti i fundit i Aurelës dhe Stines duke e ‘rikthyer’ për të gjithë dëgjuesit është vlerësuar pafund, si shumë të re, or ai la pas pafund hite që dëgjohen ende sot e kësaj dite.

 

Miqtë e tij e kanë kujtuar gjithnjë përgjatë këtyre viteve dhe gjesti i fundit i Aurelës dhe Stines duke e ‘rikthyer’ për të gjithë dëgjuesit është vlerësuar pafund, siç shihet edhe nga komentet ne “YouTube”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco