Konkurrenti i 'Për’puthen' ofendon publikisht Mikela Pupën! 26-vjeçarja: S’jemi të virgjëra

Konkurrenti i 'Për’puthen' ofendon publikisht Mikela Pupën! 26-vjeçarja: S’jemi të virgjëra

09:23, 29/09/2021
A+ Aa A-

Bruno dhe Alvisa zhvilluan takim e radhës i cili nxiti shumë polemika në studio ditën e djeshme.

 Dy konkurrentët nuk lanë pa përmendur dy vajzat e tjera me të cilat Bruno kishte dalë më parë, pra Mikelën dhe Iriadën.

Bruno u shpreh se nga Mikela nuk i ka pëlyqer fakti që afrohet shumë me meshkujt që në takimin e parë  duke shtuar se gjatë gjithë kohës ishte ‘zgerryer’ në takimin me Argjendin.

Ndër të tjera ai tha se nuk dëshiron që të ketë në krah një vajzë si Mikela.

Por kjo deklaratë e ka irrituar shumë Mikelën, e cila iu kthye ashpër.

Pjesë nga biseda:

Bruno Shemsho: U zhgërryeve, shtrirë atje… Unë një të shtyrë edhe e bëri tragjedi.

Mikela Pupa: U zhgërryeva unë?!

Bruno Shemsho: Unë s’kam ku ta prek atë, se e ka prekur Argjendi.

Mikela Pupa: Ku më ka prek?

Bruno Shemsho: Tek këmba.

Mikela Pupa: Pse atë tjetrën do e marrësh të virgjër? Asnjëra nga ne këtu nuk është e virgjër. Si gjel kaposh.

Bruno Shemsho: Unë në takim të parë të bëja ato skena?!

Mikela Pupa: Ça ishte kjo zhgërryesh? Bëra seks unë aty? Ça i ke këto mo?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco