A do të ketë një rikthim të Fjoralbës në ‘E Diell? Ja përgjigjja e moderatores

A do të ketë një rikthim të Fjoralbës në ‘E Diell? Ja përgjigjja e moderatores

15:48, 23/09/2021
A+ Aa A-

Fjoralba Ponari sezonin e kaluar shte bashkëprezantuese në emisionin “Portokalli’ së bashku me Salsano Rapin, si dhe pjesë e “Më thuaj një dëshirë” .

Ky i fundit është rikthyer në transmetim para disa javësh.

Po ashtu, më herët ajo ka qenë pjesë e “E diell” prej të cilit u shkëput kur nisi angazhimet e tjera në televizion.

Në një bisedë të zhvilluar së fundmi me ndjekësit, Fjoralbën e kanë pyetur nëse do të jetë më pjesë e “E diell’ pasi atyre ju mungon shumë.

“Momentalisht jam shumë e plotësuar me projektet që kam në televizion, megjithatë ‘Kurrë mos thuaj kurrë’”, tha moderatorja, duke mos e përjashtuar mundësinë e një rikthimi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco