Çfarë ndodhi këtë herë? Jasmin Kadriu ndahet nga partneri i saj i ri

Çfarë ndodhi këtë herë? Jasmin Kadriu ndahet nga partneri i saj i ri

15:40, 11/08/2021
A+ Aa A-

Ish-konkurrentja e “përputhen”, Jasmin Kadriu ishte e ftuar para disa ditësh në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka folur shumë gjatë rreth jetës së saj personale.

Ajo pranoi se është në një lidhje dhe foli për herë të parë për dashurinë e saj të re.

Ajo tregoi se nuk dëshiron të zbulojë identitetin e tij dhe se ai i dhuron gjithmonë ndjenja të bukura pasi qëndron 24 orë më të.

Ish-konkurrentja tha se pushimet verore i ka kaluar me të dashurin dhe persona të tjerë.

“Dalim vetëm, por unë gjithmonë e mpleks me njerëz të tjerë”- tha ajo.

"Nuk dua as ta bëj publike, se fole sot ndahesh nesër. Do dalësh pastaj shiko se u ndava”, shpjegoi Jasmina.

Mirëpo duket se ky rrëfim e ka çuar vërtetë drejt ndarjes ish-konkurrenten e “Për’puthen”.

Ajo ka postuar sot në Instagram një video të saj, në të cilën duket se është vetëm në shtrat dhe fjalët që ka shkruar i kanë bërë ndjekësit të dyshojnë se ajo është ndarë.

“Më mirë vetëm se me lloj e soje që mban bota!”- shkruan ajo në status, fjalë të cilat duket se janë si një sulm për ish-të dashurin e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco