Ylli i penduar i pornografisë, Mia Khalifa sfidon përsëri xhihadistët e Shtetit Islamik

Ylli i penduar i pornografisë, Mia Khalifa sfidon përsëri xhihadistët e Shtetit Islamik

09:02, 15/05/2021
A+ Aa A-

Ish-ylli i ponografisë Mia Khalifa siç duket nuk do të qëndrojë larg sfidave.

Së fundmi me një foto të publikuar në rrjete sociale 28 vjeçarja ka publikuar një foto ku në krahun e saj ka bërë tatuazh Asia Ramadan një frymëzim për gratë kurde e cila u vra nga ISIS.

Image

 "Unë ndjehem i nderuar që Youssef Daniel krijoi këtë tatuazh posaçërisht për mua. Mesazhi i saj do të më frymëzojë çdo ditë. Asia Ramadan ishte anëtare e Grupit Kurd për Mbrojtjen e Grave dhe zhvilloi betejën e vet për të mbrojtur Sirinë nga xhihadistët. Ajo u vra në moshën 19-vjeçare, gjatë çlirimit të qytetit të Manbij ” shkroi ndër të tjera në postim Mia Khalif.

Kujtojmë që libanezia-amerikane Mia Khalifa kishte një karrierë të shkëlqyer në fushën e filmave ponografik derisa ajo mori kërcënime nga ISIS pasi u shfaq në një skenë seksi e veshur me hixhab.

Në fillim të vitit 2015, Khalifa njoftoi se po tërhiqej nga industria e pornografisë, siç tha në atë kohë, "ajo preferonte një punë të rregullt". 

Por tendenca për të provokuar duket të jetë e lindur dhe e papërmbajtur. 

Me tatuazhin e saj të ri, Mia Khalifa po luan përsëri me zjarrin. 

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco