Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Oltsen Gripshi flet për ekspozitën e veçantë me ermin 'Koha'

Oltsen Gripshi flet për ekspozitën e veçantë me ermin 'Koha'

11:28, 21/04/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme në emisioni e mëngjësit 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, ishte i ftuar Oltsen Gripshi.

Ai foli në lidhje me ekspozitën e veçantë, e hapur së fundmi në qytetin e Durrësit, një ekspozitë, që i kushtohet Kohës.

Mënyra se si Oltseni e personalizoi këtë projekt, është simboli i orës së dorës, të cilat janë një gërshetim i koleksionit të tij personal por dhe ora që janë të kohërave dhe modeleve të ndryshme.

Muze Lab quhet qendra kulturore e hapur rishtazi ku Oltseni do të shtrijë dhe projektin e tij.

"Vepra në vetvete është konceptuale, se si të vendosësh kohën brenda një muzeu, dhe 300 orë mund ta bëjën më së miri , janë orë që dalin nga një sënduk, dhe gërshetohen kohë të ndryshme, karaktere te ndryshme. Këtë ekspozitë e kemi pasuruar element pas elementi. E gjithë eskpozita gërshetohet dhe përshkruhet ndërmjet tre fjalëve, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja", u shpreh ai.

'Ekspozita do të jetë e hapur deri në datë 3 Maj, çdo ditë deri në orën 20:00',  tregoi Oltseni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco