‘Kishte simptoma të Covid-19’/ Ndërroi jetë në janar, vajza e Xhevdet Ferrit habit të gjithë me deklaratën

‘Kishte simptoma të Covid-19’/ Ndërroi jetë në janar, vajza e Xhevdet Ferrit habit të gjithë me deklaratën

16:53, 29/10/2020
A+ Aa A-

Më datën 16 janar të këtij viti, një ndër aktorët më famshëm të kinematografisë shqiptare, Xhevdet Ferri, u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Aktori humbi betejën me një sëmundje të pashërueshme. E bija e Ferrit, shpesh ndan foto të shoqëruara me fjalë prekëse për të atin.

Së fundmi, në Instagram Bora ka bërë një deklaratë kontradiktore me të parën, duke na i habitur të gjithëve.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ajo ka folur rreth përvojës që ka kaluar si e prekur nga koronavirusi. Bora ka zbuluar se edhe e ëma është prekur nga Covid-19.

Por, ajo ka lënë pa fjalë, kur tregoi se edhe aktori ka patur simptomat e hershme të virusit.

“Të them të vërtetën nuk i kuptoj këta njerëz të cilët nuk besojnë akoma se ky virus ekziston ose nuk është për debat. Kjo gjë është reale. Unë isha shumë me fat që kam kaluar simptoma të lehta, të cila ishin disa dhimbje shpine dhe ethe. Mamaja ime e kaloi më keq dhe përfundoi në terapi me oksigjen. Kam humbur babain nga simpomat e hershme të Covid-19 këtë vit. Ai ishte 59-vjeç dhe një njeri fantastik. Njerëzit janë të lirë të mos besojnë. Unë uroj që asnjë prej të afërmëve të tyre mos ta kalojë këtë gjë. Është e frikshme, e zymtë dhe shumë e dhimbshme”, shkruan ajo në postimin e saj.

Kujtojmë se rastet e para të indetifikua nga MSH dhe ISHP, i përkasin 9 marsit,  dy muaj pas vdekjes së aktorit, pra deklarata e Borës ngre pikëpyetje të mëdha.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco