Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

’Më ka tronditur jashtëzakonisht shumë’, Aulona Musta shpërthen në lot

’Më ka tronditur jashtëzakonisht shumë’, Aulona Musta shpërthen në lot

08:46, 02/06/2020
A+ Aa A-

Një histori e tmerrshme përdhunimi është ajo që i ka ndodhur një të miture 15-vjeçare nga Tirana.

Të shtunën, policia bëri të ditur se ish-roja i një shkolle në Tiranë, Abaz Doku, ka shantazhuar e më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 15-vjeçare.

Për të njëjtën akuzë kanë përfunduar në pranga edhe fqinji i tij 20-vjeçar si dhe dy adoleshentëve të tjerë 15 dhe 16 vjeç, të cilët kanë abuzuar seksualisht me të miturën.

Dhe për të folur rreth kësaj ngjarje ishte e ftuar në programin e mbasdites 'Rudina' moderatorja Aulona Musta.

Në lidhje me këtë ngjarje, Musta në mes lotëve tha se “kjo ngjarje e ka tronditur jashtëzakonisht shumë”.

 

Pjesë nga biseda:

Rudina: Aulona ti ke bërë edhe një reagim shumë të fortë, ishe shume e irrituar, revoltuar, si çdokush në fakt që dëgjon këtë histori.

Aulona Musta: Në fakt shpresoj të arrij të flas, sepse më ka tronditur jashtëzakonisht shumë kjo histori…mund të flasë avokati sa të arrij të marr pak veten sepse mbase duke qenë edhe nëna e një vajze dhe duke qenë këto 24 orë gjatë gjithë kohës në kontakt me shumë vajza që më kanë shkruar. Unë kam marrë mbi 500 mesazhe këto 34 orë, të vajzave nga 15 deri në gra 50-vjeçe, që më kanë treguar historitë e tyre dhe unë shumë prej tyre i kam ndarë në Instagram.

Dhe ti e kupton se kjo gjë nuk është një histori e shkëputur. Por është realiteti jonë i përditshëm. Këtu vajzat që në moshë të vogël ngacmohen seksualisht, abuzohen, përdhunohen nga xhaxhai, nga çuni i dajës, nga çuni i hallës, nga babai, nga fqinji, nga shokët e babait, nga çdo njeri dhe nuk kanë mbështetje, nuk kanë ku të drejtohen, asgjë nuk funksionon, asnjë institucion. Unë kam marrë mesazhe këtu që mund t’i lexoj nga 3 persona të ndryshëm që kanë qenë në atë shkollë dhe mund të lexoj njërin prej tyre që thoshte, vajzat, kur futeshin në shkollë, roja u thoshte nuk keni për t’u futur po nuk ju preka pak nga vithet dhe nga gjoksi, ky person.

Vajzat e dinin këtë gjë. Dhe kur ju kam thënë se pse nuk i thoshit mësueses, më thonin se nuk do të na besonin. Një vajzë tjetër, po ashtu, që ishte në këtë shkollë, thoshte se kur rrinim dhe bënim pastrimin e klasës, roja vinte brenda dhe na kapte, nga organet gjenitale dhe nga gjoksi dhe ne nuk e thoshim dot këtë gjë sepse nuk do të na besonin. Sepse mësueset nuk besojnë, sepse mësueset mbyllnin sytë./tvklan.al

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco