“Sirena e vogël” vjen së shpejti si film…, por tërësisht ndryshe

“Sirena e vogël” vjen së shpejti si film…, por tërësisht ndryshe

23:21, 15/08/2019
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“The Little Mermaid”, një nga klasikët më të dashur të Disney-t, do të vijë tashmë në ekranin e madh si film, por në një version tërësisht të ri.

Sirena Ariel do të luhet nga aktorja dhe këngëtarja 19-vjeçare Halle Bailey. Kjo e fundit e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në film përmes një postimi në “Twitter”, duke shkruar: Ëndrra u bë realitet. Ndërsa më 13 gusht u bë me dije se këngëtari Harry Styles e kishte refuzuar propozimin për të luajtur rolin e princ Eric. Kështu që, është ende e paqartë se kush do të vijë në ekran si dashuria e madhe e sirenës së vogël.

Filmi do të përfshijë krahas këngëve origjinale nga klasikja e animuar e vitit 1989, melodi të reja, si dhe imazhin e një sirene shumë larg asaj që me të cilën jemi mësuar. Ky fakt ka bezdisur një numër të konsiderueshëm njerëzish nëpër rrjete sociale, por Halle Bailey duket se nuk është ndikuar aspak nga komentet raciste.

“Jam mirënjohëse dhe nuk i kushtoj vëmendje negativitetit. Ky rol është shumë më i madh sesa unë dhe do të jetë diçka tepër e bukur. Thjesht jam shumë e entuziazmuar që do jem pjesë e filmit”– është shprehur Bailey.

“Sirena e vogël” do t’i fillojë xhirimet në vitin 2020, nën drejtimin e Rob Marshall dhe me skenar të David Magee.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco