Zbulohet puna e Albërie Hadërgjonaj në New York. Mesazh inkurajues për të gjitha gratë

Zbulohet puna e Albërie Hadërgjonaj në New York. Mesazh inkurajues për të gjitha gratë

12:52, 05/04/2018
A+ Aa A-

E kemi parë të performojë e të jetë një nga personazhet më të sukseshme të skenës shqiptare dhe jo vetëm. Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj prej disa kohësh ka filluar t’i kushtojë rëndësi jo vetëm muzikës me të cilën është rritur dhe identifikohet, por edhe një profesioni të ri të cilin po e ushtron në Amerikë.

Albëria është tashmë një agjente e pasurive të paluajtshme në një nga kompanitë më të suksesshme të kësaj natyre në Shtetet e Bashkuara.

Këtë detaj e ka zbuluar vet këngëtarja nëpërmjet disa fotove dhe videove që tregojnë se tashmë ajo është pjesë e stafit të brendshëm të kompanisë. Albëria ka ndarë me fansat CV-in e saj e cila përmban një përmbledhje të të gjithë eksperiencës dhe trajnimeve që artistja ka realizuar për të pasur një vend të tillë pune.

Në këtë dokument këngëtarja cilësohet si një person kreativ, ambicioze, e vendosur në punën që bën me klientët dhe se njeh tre gjuhë të huaja. Përveç kësaj, Albëria ka dhënë një mesazh shumë të fortë për të gjitha vajzat dhe gratë që mendojnë se në Amerikë nuk mund t’ja dalin.

    “Doja të ndaja eksperiencën time me ju. Dua ti them çdo gruaje që vjen e friksuar se nuk mund t’ja dali në këtë vend të mrekullueshëm, kini besim te vetja juaj”- ka shkruar ajo. /who

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    TROPOJANI05/04/2018 13:51

    NE TROPOJANET KUDO JA DALIM

    Shto koment

    Denonco