Në jetën e çmendur të Harry Houdini-t si mbreti i magjisë dhe vdekja e tij misterioze në Halloween

Në jetën e çmendur të Harry Houdini-t si mbreti i magjisë dhe vdekja e tij misterioze në Halloween

21:04, 13/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ai është magjistari më i famshëm që ka jetuar ndonjëherë, por pak veta e dinë se Harry Houdini (1874–1926) quhej realisht Ehrich Weiss, djali i një rabini nga Budapesti. Pasi u zhvendos në Amerikë si fëmijë i vogël, ai filloi shpejt të performonte në cirkun e lagjes së tij si "Ehrich, Princi i Ajrit."

Pas pak kohe, ai filloi të udhëtonte me cirqe dhe shfaqje estrade nëpër Shtetet e Bashkuara me emrin Houdini, një emër i frymëzuar nga babai francez i magjisë moderne, Jean-EugèneRobert-Houdin.

Pas disa vitesh me pak sukses, Houdin-i dhe bashkëshortja e tij, Bess, filluan të eksperimentonin me një rutinë arratisjeje që përfshinte pranga dhe arka të kyçura. Në vitin 1899, një producent estrade i pa dhe Houdin-i u ngjit menjëherë në skenat më të mëdha të kohës. Vitin pasues, ai u nis për në Angli dhe Europë, ku e reklamonte shfaqjen e tij duke vizituar stacionet e policisë dhe duke u arratisur nga qelitë e burgut dhe prangat e tyre.

Së shpejti, Houdin-i u bë i njohur në mbarë botën si "mbreti i prangave." I lidhur me zinxhirë, litarë e hekura, ai do të futej në një kuti dhe do të vendosej në situata ekstreme, nën ujë, përmbys, i varrosur nën tokë, i varur në lartësi të pamundura,nga të cilat shpëtonte menjëherë. Me kalimin e kohës, ai arriti t'ushpëtonte prangave më të sigurta në botë; një burgu të famshëm në Uashington D.C.; dhe madje një arkivoli prej bronzi hermetik.

Aftësia e Houdini-t për t'u arratisur ishte e barabartë vetëm me talentin e tij për vetë-promovim. Epoka e donte guximtarin, dhe Houdini ishte historia e fundit e suksesit amerikan. Ai ishte ndër të parët që shfrytëzoi sponsorët korporativë, për shembull, duke ftuar kompanitë e birrës të prodhonin fuçitë prej të cilave ai do të arratisej për mundësi të ndërsjella reklamash dhe përdorte shtypin për të shpërndarë histori, të mira ose të këqija, për aktin e tij. Shpesh, shfaqjet e Houdini-t ngjallnin tallje publike nga ata që donin ta sfidonin, ndonëse sot besohet se shumë nga ata sfidues i kishte dërguar vetë Houdini për të tërhequr vëmendje.

Me rritjen e famës së tij, u rritën edhe gjestet e tij të guximshme publike. Në vitin 1908, ai ofroi një shpërblim prej 1000 dollarësh për këdo që mund të ndërtonte një pajisje që do ta mbante të lidhur me sukses. (Duket se askush nuk e fitoi kurrë çmimin.) Dhjetë vjet më vonë, Houdini bëri që një elefant të zhdukej, duke rrotulluar ngadalë në skenë një dollap të madh ku qëndronte kafsha, në Teatrin Hippodrome të Nju Jorkut. Me lindjen e kinemasë, Houdini provoi edhe filmin, duke u shfaqur në disa filma plot me akte të rrezikshme. Por ai nuk arriti kurrë të bëhej një yll i ekranit.

Fama e Houdini-t e shtoi edhe fushatën e tij kundër mediumëvespiritualistë që ishin të njohur në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të. Përpjekjet e tij frymëzuan breza të magjistarëve që të denonconin mashtruesit dhe hileqarët, përfshirë edhe figurat fetare që pretendonin se kanalizonin shpirtra ose zotëronin fuqi leximi mendjesh.

Akti i tij nuk ishte pa rrezik real, dhe Houdini shpesh lëndohej gjatë rutinave të tij, madje një herë i çahet veshka kur një punëtor porti e lidhi shumë fort. Por, asgjë nuk dukej se mund ta prishte imazhin e tij të paprekshmërisë. Edhe pse Houdini nuk konsiderohej aq mjeshtër i magjisë teknike sa disa bashkëkohës të tij, përkushtimi ndaj akteve të guximshme dhe sfiduese bëri që shumë njerëz ta kujtojnë si magjistarin më të madh në botë.

Vdekja e Houdini-t në Halloween të vitit 1926 ishte po aq misterioze sa edhe jeta e tij plot numra. Vdekja i atribuohet komplikacioneve nga apendiciti, që me shumë gjasë lidhet me një ligjëratë në Universitetin McGill disa javë më parë, ku një student e kishte sfiduar pretendimin e Houdini-t se mund të përballonte goditje dhe e kishte qëlluar fuqishëm në stomak. Por nuk u krye asnjë autopsi, dhe thashethemet mbi shkakun e vdekjes së tij vazhduan të qarkullonin. Disa madje spekulojnë se armiqtë në lëvizjen spiritualiste planifikuan vrasjen e tij.

Ndonëse ai nuk u besonte pretendimeve të spiritualistëve, Houdini i premtoi gruas së tij, Bess-it, se do t'i komunikonte një kod sekret nga bota tjetër nëse do të mundej. Për një dekadë me radhë, Bess mori pjesë në seanca spiritualiste duke shpresuar për një sinjal prej tij, por zëri i tij ishte heshtur nga varri. / NationalGeographic - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco