Konferenca e Jaltës u mbajt nga data 4 deri me 11 shkurt 1945, në Pallatin Livadia në Krime, duke bërë bashkë presidentin amerikan Frenklin D. Ruzvlet, kryeministrin britanik UinstonÇërçill dhe udhëheqësin sovjetik Josif Stalin për të koordinuar strategjinë e Aleatëve në fazat e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Diskutimet u përqendruan në tre rezultate kryesore: dorëzimin pa kushte dhe ndarjen e Gjermanisë në zona okupimi, marrëveshjen e Bashkimit Sovjetik për t’iu bashkuar luftës kundër Japonisë brenda tre muajve pas mposhtjes së Gjermanisë, si dhe krijimin e kornizës për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Një marrëveshje e debatueshme i dha BRSS-së ndikim mbi Europën Lindore, me Stalinin që premtoi të lejonte zgjedhje të lira në vendet e çliruara, një premtim i shkelur më pas, siç u pa me vendosjen e qeverive komuniste nga sovjetikët në Poloni dhe gjetkë. Ndarjet territoriale të konferencës, veçanërisht ndarja e Gjermanisë në zona të Aleatëve, formësuan drejtpërdrejt Europën e pasluftës.
Ndërsa publikisht u paraqit si një përpjekje bashkëpunuese për paqe, tensionet e pazgjidhura në Jaltë, si interpretimet e kundërta mbi “sferën e ndikimit”, u bënë themeli i rivaliteteve të Luftës së Ftohtë.
© SYRI.net