Lajmi i fundit

Berisha - Ramës: 200 mijë shqiptarë protestuan mbrëmë kundër teje, jep dorëheqjen...

Trajtimi i afrikanëve nga të bardhët në Parisin e vitin 1905

Trajtimi i afrikanëve nga të bardhët në Parisin e vitin 1905

14:22, 11/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në fund të viteve 1800 dhe gjatë viteve 1900, amerikanët e bardhë dhe europianët përdorën afrikanët për të krijuar “kopshtet zoologjike njerëzore” në qytete si Parisi, Hamburgu, Antverpi, Barcelona, Londra, Milano, Varshava, St. Lui dhe Nju Jorku.

Ideja e një fshati zezakësh ishte më e përhapura në Gjermani, ku idetë e darvinizmit social ishin gjerësisht të pranuara nga shumë njerëz. Kopshtet zoologjike njerëzore ishin ekspozita publike të shekujve XIX dhe XX, ku afrikanët shfaqeshin si në një muze, por në formë të gjallë, të njohura gjithashtu si “ekspozita etnologjike” (ekspozimi i qenieve njerëzore dhe i një fshati zezakësh).

Rrallëherë mund të gjeje të bardhë në këto ekspozita, por gjithmonë mund të gjeje afrikanë, aziatikë dhe njerëz indigjenë të çdo lloji, të mbyllur dhe të ekspozuar në një “habitat natyror të improvizuar”.

Këto shfaqje njerëzore ishin shumë të njohura dhe shfaqeshin në panaire botërore, ku tërhiqnin dhjetëra milionë europianë dhe amerikanë, nga Parisi në Hamburg, nga Londra në Nju Jork, nga Moska në Barcelonë… Kjo ishte mënyra e europianëve për të forcuar “supremacisë së të bardhëve”, në kurriz të torturimit dhe poshtërimit të indigjenëve.

Afrikanët zakonisht detyroheshin të jetonin pas portave dhe në kafaze të ngjashme me ato të kafshëve në kopshtet zoologjike të sotme. Kjo ishte ajo që i bënte ata të ndiheshin superiorë ndaj popujve të tjerë të botës.

Shumica e afrikanëve rrëmbeheshin dhe silleshin për t’u ekspozuar në këto kopshte zoologjike njerëzore. Shumë prej tyre vdisnin shpejt, disa brenda një viti nga robëria e tyre.

Një numër i madh vizitorësh merrnin pjesë çdo ditë në këto ekspozita në çdo qytet. Panairi Botëror i Parisit paraqiti një kopsht zoologjik njerëzor që ekspozonte afrikanë dhe 34 milionë njerëz e vizituan këtë ekspozitë vetëm brenda gjashtë muajve. / African Archives - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco