Termi “fosil i gjallë” i referohet një organizmi që duket se ka ndryshuar shumë pak në formë gjatë miliona viteve. Një shembull i famshëm është peshku celankant, i cili mendohej i zhdukur deri në zbulimin e tij të papritur në shekullin XX. Ky peshk ka mbetur gati i pandryshuar për më shumë se 400 milionë vjet.
Termi u përdor për herë të parë nga Çarls Darvini në veprën e tij "Mbi origjinën e specieve". Që nga ajo kohë, koncepti është bërë objekt debatesh mes shkencëtarëve. Disa mendojnë se termi është i paqartë dhe duhet hequr fare, ndërsa të tjerë e shohin si një mjet të vlefshëm për të kuptuar proceset evolutive.
Përveç celankantit, organizma të tjerë që shpesh cilësohen si fosile të gjalla janë pema ginkgo, krimbat detarë horseshoe, dragoi i Komodos, dhe buburreci. Të gjitha këto specie kanë ruajtur strukturën fizike për miliona vjet, edhe pse jo gjithmonë kjo qëndrueshmëri vlen në nivel molekular.
Sipas Alan Loves, filozof i shkencës në Universitetin e Minesotës, koncepti i “fosilit të gjallë” është i dobishëm për të analizuar qëndrueshmërinë morfologjike, si disa forma trupore që nuk ndryshojnë me kalimin e kohës. Por me zhvillimin e teknologjisë, shkencëtarët kanë zbuluar se shumë prej këtyre organizmave kanë ndryshime në nivel gjenetik që më parë nuk ishin të dukshme.
Kjo ka çuar në debat: a duhet të quhen ende fosile të gjalla nëse duken të pandryshuara por ndryshojnë në nivel molekular? Love thekson se qëllimi nuk është të përcaktohet përfundimisht se çfarë hyn ose jo në kategorinë e “fosilit të gjallë”, por të kuptohen modelet e qëndrueshmërisë në evolucion.
Së bashku me paleontologun Scott Lidgard, Love ka propozuar një kuadër konceptual, që fokusohet jo te përkufizimi, por te mënyra sesi termi ndihmon në kërkime shkencore. Ata sugjerojnë që fosilet e gjalla nuk janë thjesht kategori, por mjete mendimi që ndihmojnë në bashkimin e fushave të ndryshme të shkencës.
Pra, “fosili i gjallë” nuk është vetëm një celankant, është një koncept që ndihmon shkencëtarët të kuptojnë si dhe pse disa forma biologjike qëndrojnë të qëndrueshme për miliona vjet./ Discover Magazine - Syri.net/
© SYRI.net