Bordi i Transparencës ka vendosur ulje të reja për çmimet e karburanteve në vend, në mbledhjen e zhvilluar këtë të shtunë.
Sipas vendimit, nafta është ulur me 5 lekë për litër dhe duke filluar nga ora 13:30 e ditës së sotme do të tregtohet me 190 lekë për litër në shitjen me pakicë.
Edhe benzina ka pësuar një ulje, këtë herë me 3 lekë për litër, duke zbritur në 179 lekë për litër për konsumatorët.
Në vendim përcaktohet gjithashtu se çmimi i shumicës për gazoilin e standardit SSH EN 590 nuk duhet të kalojë 178 lekë për litër, ndërsa benzina në shumicë jo më shumë se 167 lekë për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi sot, më 27 maj, në orën 13:30 dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimmarrjen e radhës së bordit.
© SYRI.net