Pa bërë ende 24 orë nga ulja e çmimit të karburanteve, ditën e sotme Bordi i Transparencës ka rritur sërish tarifat për shitjen e tyre në vend.
Në vendimin e kësaj të shtunë, 16 maj, nafta do të shitet 4 lekë më shtrenjtë se dje, me një çmim 202 lekë/litri.
Po ashtu, edhe benzina nga mesdita e kësaj të shtune do të tregtohet jo më shumë se 188 lekë/litri, pra tre lekë më shumë se një ditë më parë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 16, ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i Transparencës në datë 16 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
© SYRI.net