Eksperti i ekonomisë Enriko Cenko, i ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ në SYRI TV me gazetaren Klaudja Karabolli, ka analizuar mënyrat se si individët menaxhojnë paratë dhe ndikimin e inflacionit në vlerën e tyre.
Sipas tij, ekzistojnë tre kategori kryesore njerëzish në raport me financat personale: ata që i mbajnë paratë në shtëpi, ata që i depozitojnë në bankë dhe ata që i investojnë. Ai theksoi se mbajtja e parave ‘në jastëk’ është mënyra më e pafavorshme, pasi inflacioni ul vazhdimisht fuqinë blerëse. ‘100 euro sot kanë më shumë vlerë se 100 euro vitin e ardhshëm’, u shpreh ai, duke ilustruar ndikimin e drejtpërdrejtë të inflacionit në konsum.
Ndërsa depozitimi i parave në banka, sipas tij, në rastin më të mirë shërben për të ruajtur vlerën e tyre, pasi normat e interesit shpesh janë të përafërta me inflacionin.
Eksperti nënvizoi gjithashtu rolin e shtresës më të pasur në zhvillimin ekonomik të një vendi, duke argumentuar se një përqindje e vogël e individëve me kapacitete financiare dhe njohuri mund të ndikojë ndjeshëm në aktivizimin ekonomik të pjesës tjetër të shoqërisë.
‘Ka tre lloje njerëzish. Një grup i njerëzve janë ata që i mbajnë paratë te jastëku. Vjen mirë që e përmende këtë përpara meje. Këta që i mbajnë paratë në shtëpi, i humbasin shpejt vlerën e parasë për shkak të inflacionit.
100 euro sot ka më shumë vlerë se 100 euro vitin që vjen. Pra, në qoftë se sot me 100 euro blen një palë këpucë e një palë pantallona.
Ka njerëz që i futin paratë në bankë. Në variantin më të mirë, t'i futësh paratë në bankë do i shtosh inflacionit.
Sepse në qoftë se inflacioni ta zëmë është 2% edhe bankat e kanë normën e interesit 2%. Ti mban, menaxhon vlerën e parasë. Specia e tretë janë ata që investojnë, që e marrin riskun përsipër. Pra, ata që i mbajnë lekët në jastëk nuk e duan riskun fare.
Këta që i futin lekët në bankë e ndërmarrin pak riskun.
Dhe që të vazhdojmë edhe argumentin e mëparshëm, ne përmendëm dy shtresat e para, ata që të zakonshmit, shtresa e mesme. Të pasurit investojnë. Ku investojnë të pasurit? Investojnë në obligacione, investojnë në veprimtari që të sjellin fitim me interes. Merren me bono thesari. Krijojnë disa avantazhe në prona, në real estate, po me qëllim që këto prona t'i japin me qira.
Jo ata që blejnë shtëpi të dytë se duan të bëjnë pushime. Jo ata që duan makinë të dytë sepse thonë që më mirë të kemi një makinë të dytë, të kemi komoditet që të gjithë lëvizim në shtëpi.
Dhe super të pasurit, ata që ne me ironi i themi oligarkë, se kështu ka vajtur puna këtu në Shqipëri, super të pasurit janë ata kanë më shumë se 10 ide në kokë se ccfarë do bëjnë me jetët tona. Në qoftë se në një komb arrijmë të krijojmë një shtresë super të pasurish, le t'i themi dhe oligarkë, po që janë ata që kanë dy pare mënd në kokë, që dinë t'i lëvizin mekanizmat financiarë, atëherë ai komb bëhet. Në qoftë se në një komb, ky 2%-shi që janë super të pasur, nuk dinë t'i lëvizin mekanizmat financiarë që të na vënë ne në punë, atëherë ai komb ka marrë fund.
Kjo është diferenca midis kombeve. Diferencën midis kombeve e bën ai 2%-shi. Në qoftë se ata 2% kanë dy pare mend në kokë, 98% njerëzve i vënë në lëvizje. Ata sipër duhet të ulen në tavolinë që të vënë në lëvizje 60%-shin, që ky 60%-shi edhe të konsumojë, edhe ta ndjejë veten mirë, edhe të jetë i kënaqur, edhe t'i ngelet ndonjë çikë’, u shpreh eksperti Enriko Cenko në SYRI TV.
© SYRI.net