Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Gjirokastër, Çelet ekspozita ‘Paraja rrëfen’ në 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë

10:19, 28/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Gjirokastër është çelur ekspozita "Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë (1925–2025)"

Muzeu i Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës ka mundësuar një udhëtim nëpër një shekull histori financiare dhe kombëtare. Monedha e kartëmonedha të rralla, dokumente arkivore dhe objekte origjinale bashkëthurin historinë e Bankës së Shqipërisë me ngjarjet politike, ekonomike dhe gjeopolitike që kanë lënë gjurmë në jetën e vendit. Përgjatë ekspozitës prezantohen monedha dhe kartëmonedha të rralla, dokumente historike dhe artefakte të prodhimit të parasë,arkitektura e viteve '30 dhe trashëgimia numizmatike shqiptare.

Besa Prela, Përgjegjëse e muzeut “ Paraja rrëfen”

“Në këtë ekspozitë  ne jemi përpjekur që të transmetojmë  të gjithë historinë e Bankës  Qëndrore  nga vitit 1925  deri në ditët tona  përmes koleksioneve, dokumentacionit, fotografive, videove por gjithashtu një periudhë mjaft e rëndësishme  janë edhe vitet e para të krijimit të kësaj  banke, të cilat  në mënyrë të përmbledhur janë paraqitur  edhe në këtë ekspozitë, pra përpjekjet e para për themelimin e një banke,  për rregullimin e financave,  për emetimin e parasë, dhe çështje të tilla”  0.01-0.45

Altin Tano, Drejtor në Departamentin e Kërkimeve

“Kjo ekspozitë përfaqëson një punë kërkimore  disavjeçare të Bankës  së Shqipërisë të shtrirë në Arkivin e Shtetit Shqiptar, në Arkivin Qëndror të Shtetit në Romë, në arkivat e Bankës së Shqipërisë dhe të bankave të tjera , është një punë e cila ka sjell këtë ekspozitë  së bashku me dokumentat , me interpretimin dhe me vlerat historike  dhe shpjegimet monetare  që flasin dhe përshkuajnë historinë  e Bankës Qëndrore në këto 100 vite” 0.46-1.19

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun përgjatë gjithë kësaj jave në mjediset e Muzeut të Kalasë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco