Çmimet e fruta-perimeve në tregjet e kryeqytetit vijojnë të mbeten në nivele të larta. Syri Tv ka kryer një vëzhgim në këto tregje, ku vihet re një rënie e ndjeshme e fuqisë blerëse, për shkak të çmimeve të shtrenjta. Kjo situatë ka krijuar vështirësi për tregtarët dhe konsumatorët.
Syri TV
Syri Tv kreu një vëzhgim në tregje të fruta-perimeve në Tiranë, ku niveli i çmimeve të produkteve ushqimore vijon të jetë i lartë.
Konsumatorët përballen me kosto të larta të jetesës, teksa pohojnë se çmimet e produkteve janë më të shtrenjta. Kjo ka bërë që të ulin ndjeshëm konsumin, pasi të ardhurat janë të pamjaftueshme për të përballuar çmimet e larta të produkteve bazë. Situata paraqitet më e vështirë për pensionistët, të cilët të ardhurat që marrin nga pensioni i kanë shumë larg minimumit jetik.
Nga ana e tyre tregtarët pohojnë se rritja e çmimeve ka ulur ndjeshëm fuqinë blerëse, duke u shkaktuar vështirësi, pasi malli shpesh u mbetet pa shitur. Veçanërisht periudha e ndërrimit të stinëve mbetet e vështirë për ta.
Tregjet e fruta-perimeve në kryeqytet vijojnë të boshatisen për shkak të çmimeve të larta, e nëse kjo situatë zgjat, kriza ekonomike mund të thellohet edhe më tej duke vështirësuar jetesën e tregtarëve dhe konsumatorëve shqiptarë.
© SYRI.net