Bordi i Ramës nuk ndalet me talljen ndaj qytetarëve, rrit sërish çmimin e naftës

Bordi i Ramës nuk ndalet me talljen ndaj qytetarëve, rrit sërish çmimin e naftës

14:39, 17/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bordi i Ramës ka zhvilluar këtë të premte mbledhjen e radhës për të caktuar çmimin e ri të shitjes së karburanteve në pikat tregtare në vend.

Në vendimin e marrë, bordi ka vendosur që:

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 176 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora  16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

-Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

-Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco