SYRI TV/ Fermerët e Jagodinës drejt falimentimit, fermerët: Çmimi i kungullit, ulje drastike

15:24, 10/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Po shkojnë drejt falimentimit fermerët e Jagodinës në Elbasan, pasi çmimi i shitjes së kungullit këtë vit ka pësuar një ulje drastike duke bërë që ata të mos nxjerrin as kostot e prodhimit. Sipas tyre pikat e grumbullimit për eksport janë të mbyllura për një javë duke rrezikuar që prodhimi të kalbet, teksa vënë në dukje edhe rritjen e çmimit të naftës që ka ndikuar në ekonominë e tyre

Fermerët e zonës së Jagodinës në Elbasan po hasin vështirësi në tregtimit e kungullit këtë sezon, pasi sipas tyre çmimi i shitjes së tyre për eksport është ulur aq shumë sa ata nuk mund të nxjerrin paratë e shpenzuara për mbjelljen e bimës.

Ata tregojnë për Syri Tv se ndonëse janë ne mes te sezonit te vjeljes serish për gati një jave nuk do te mund te shesin produktin e tyre pasi pikat e grumbullimit për eksport jashtë vendit do te jene te mbyllura. Po kjo situatë dëmton prodhimin e tyre.

Por një tjetër problem që ata po hasin këtë kohë është edhe çmimi i naftës, rritja e të cilit i ka shtuar kosto fermerëve, teksa shtojnë këtu edhe mungesën e krahut te punës që është një ndër shqetësimet e tyre kryesore, pasi të rinjtë janë larguar .

Prej kohesh ata u kane bërë thirrje shtetit t’u vijë në ndihmë, e megjithatë duket se përballë problematikave, fermerët e Jagodinës vijojnë të qëndrojnë të vetëm e pa asnjë mbështetje nga qeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco