Në botë çmimi i naftës bie ndjeshëm, bordi i Ramës e ul me 4 lekë, i pandryshuar çmimi për benzinën

Në botë çmimi i naftës bie ndjeshëm, bordi i Ramës e ul me 4 lekë, i pandryshuar çmimi për benzinën

14:04, 08/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa në të gjithë botën çmimet e naftës ranë ndjeshëm nën 100 dollarë për fuçi në Shqipëri bordi i Ramës u mblodh për të ulur çmimin me vetëm 4 lekë për litër. Ndërsa benzina mbetet e pandryshuar 181 lekë/litre.

Pra nga 224 lekë/litre që ishte caktuar më 3 prill sot nafta do të shitet 220 lekë/litri

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora  15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i Transparencës në datë 8 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Menjëherë pas arritjes së armëpushimit dyjavor, mes SHBA dhe Iranit, çmimet e naftës ranë ndjeshëm, me më shumë se 13.5% në 94 dollarë për fuçi për naftën bruto Brent, që është edhe pika referuese. Përpara se SHBA-ja dhe Izraeli të fillonin sulmet, nafta ishte rreth 72 dollarë për fuçi. Çmimi mesatar vitin e kaluar ishte 69 dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco