Çmimet u rritën, por INSTAT thotë jo! Në pikëpyetje besueshmëria e statistikave

Çmimet u rritën, por INSTAT thotë jo! Në pikëpyetje besueshmëria e statistikave

12:05, 08/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pavarësisht se gjithçka u shtrenjtua në mars, Instituti i Statistikave raporton se inflacioni gjatë muajit të shkuar ishte vetëm 2.6 për qind nga 2.5 për qind në shkurt.

Kjo në një kohë që karburantet u shtrenjtuan me mbi 40 për qind, ndërsa zarzavatet me 50 deri në 60 për qind.

Në këtë nivel, inflacioni është poshtë objektivit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Banka qendrore është përgjegjëse për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në vend dhe këtë e bën përmes normës bazë.

Niveli më i lartë i inflacionit, në dekadat e fundit u shënua në tetor 2022, kur arriti në 8.3%, ku ndikimin kryesor e dhanë ushqimet (5.1 pikë përqindje dhe transporti 1 pikë përqindje), si rrjedhojë e efektit zinxhir që shkaktuan sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës në energji dhe produktet ushqimore. (A2 Televizion)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco