Çmimet e produkteve bujqësore në tregjet shqiptare janë shtrejtuar ndjeshëm duke rënduar buxhetin e familjeve. Konsumatorët po përballen me kosto të papërballueshme.
Eksperti i sigurisë ushqimore, qendra “Alert”, Granit Sokolaj në një prononcim për 'Kafe Shqeto' tërheq vëmendjen se situata është komplekse dhe se prapa këtyre shifrave fshihen jo vetëm vështirësitë e fermerëve, por edhe abuzime flagrante në treg dhe një mungesë totale kontrolli nga institucionet.
"Çmimet e sotme nuk janë të lidhura nga nafta, janë absolutisht abuzive. Çdo domate apo produkt tjetër i prodhuar nga Shqipëria apo nga importi, Turqia apo Greqia, nuk është i impaktuar nga çmimet e sotme të naftës apo nga 28 shkurti e në vijim. Përveç se pak në transporte, por jo në përpunim, në prodhim, në prodhim e të tjera. Do ta ndaj pak në në dy gjëra.
Tashmë kanë nisur të dalin në treg edhe prodhimi shqiptar, pra kryesisht domate dhe pak të tjera, me çmime shumë të larta dhe po e them arsyen, edhe këto nuk ndikohen as nga lufta në Iran, as nga kanali i Hormuzit, as nga nafta. Domatet sot shiten me shumicë nga fermerët sipas varietetit nga 200, 220, 250 dhe deri në 350 lekë për kilogram. Kjo nuk ka lidhje me naftën, as me rritjen e çmimeve të inputeve bujqësore, por me faktin që ata u përmbytën dy herë këtë vit, u dëmtuan dy herë prodhimet e tyre, nuk u subvencionuan, nuk u mbështetën financiarisht dhe me këto çmime ata po po rekuperojnë humbjet e dy përmbytjeve.
Në lidhje me çmimet e importit pastaj këtu çështja është edhe abuzim tregtarësh, në import edhe abuzim shitësish në tregjet e mëdha dhe shitësve me pakicë. Unë publikova një listë çmimesh për disa produkte që nuk është e datave të fundit, por është mes 10 dhe 20 marsit, ai që ma dërgoi nuk e dinte datën fikse, por është nga 10 deri 20 marsi dhe domatja atje shkon jo më shumë me 50 cent. Dhe në tregjet tona mes 10 dhe 20 marsit kanë qenë minimumi, minimumi 200, 250 lekë. Unë gjykoj që ne kemi abuzime, por gjithmonë tregjet tona reflektojnë situata të tilla kur janë totalisht jashtë çdo kontrolli të mundshëm monitorimi.
Ne nuk kemi bord të ushqimit por dhe në vitin 2022, në mos gaboj, kur u krijua u mblodh vetëm njëherë dhe nuk u mblodh më kurrë e sigurisht nuk vendosi asgjë. Sigurisht kjo është kërkesë ofertë, njerëzit patjetër që do kërkojnë, dhe prandaj thonë s'ka mekanizma mbikqyrës tregu për çështjen e çmimeve.
Jemi në këtë situatën kur çdokush që i çohet në këmbë tenton të abuzojë, mundohet të abuzojë veçanërisht me çmimet dhe pa kurrfarë kontrolli. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë që ne jemi një vend që nuk po injektojmë diçka në sektorin e bujqësisë sot për shkak të krizës them. Greqia u deklarua që do injektojë 300 milionë euro. 200 milionë euro deklaroi ministri i Bujqësisë së Kosovës. Serbia po ashtu, Maqedonia e Veriut po ashtu me 200 milionë euro. Kështu që ne jemi në mëshirë të fatit dhe fermerët tanë kryesisht sepse ne nuk do mbetemi pa ushqim por me kosto shumë të larta dhe fermerët tanë po dëmtohen rëndë.
Unë gjykoj që në vijim prodhimi vendas shqiptar do të jetë edhe më i shtrenjtë në muajt në vijim. Sepse e përmenda që ky prodhim i sotëm që është i shtrenjtë i vendit tonë, është vetëm për të rekuperuar kostot e dy përmbytjeve. Po mos harrojmë që urea që vjen nga Egjipti kryesisht, ka arritur çmime thuajse të 2022-shit kur nisi konflikti në Ukrainë. Inpute të tjera bujqësore po ashtu. Tashmë karburanti sepse në këtë periudhë do punohet me karburant është me çmim aq sa e dimë të gjithë dhe pa asnjë subvencion për fermerët. Gruri besoj do do jetë edhe më i shtrenjtë sepse prodhohet me produkte që janë impaktuar dhe që importohen dhe që janë impaktuar nga konflikti në Iran" tha Granit Sokolaj.
© SYRI.net