Deklarata në studio:
"Çështja qëndron që efekti është kompleks dhe nuk mund të jetë kaq i lokalizuar. Fakti është se ne jemi në rastin e një inflacioni të importuar për shkak të këtyre krizave, problemi qëndron që kjo është edhe për vendet e tjera të rajonit, nuk është vetëm për Shqipërinë.
Çfarë masash merren në vend që të amortizohen pikërisht këto goditje? Ky është problemi kryesor. Dhe ndër masat që duhen marrë, nuk mjafton të kemi një bord transparence, i cili presupozohet se do të krijojë një reduktim apo një ruajtje, një kontroll të ecurisë së rritjes së çmimeve.
Sepse në qoftë se do të ishte e tillë, atëherë mbrëmë konkretisht kemi pasur rënie të çmimit në bursë, por duhet automatikisht sot në mëngjes duhet të gdhishim me çmime të reflektuara të naftës së reduktuar.
Kështu që ku qëndrojnë këto institucione? Duket sikur jemi në faktorin e fasadës.
Ndërkohë, do të thoja ndryshe, nëse ne ballafaqohemi me një rënie të konsumit për shkak të rritjes së çmimeve, që do të thotë, shqiptarët do të blejnë gjithmonë e më pak.
Dhe në afat të shkurtër jam dakord që shteti është kthyer, thjesht aplikon rritjet të grumbullimit të taksave, sepse rritja e çmimeve automatikisht gjeneron, të ardhura më shumë për qeverinë. Por kjo është një fitore në afat të shkurtër e qeverisë.
Dhe sipas gjithë ushtrimeve, duke qenë që konsumi është faktori kryesor në GDP-në e vendit, që shkon tek 70%-shi i saj, atëherë do të japë një efekt zinxhir në të gjithë goditjen e të gjithë faktorëve të tjerë, që do të godasi biznesin retail, që punësohet dhe mbijeton përmes shitjeve me pakicë, që mbijeton bazuar në këto lloj konsumimesh.
Patjetër, do të japin më pak investime prej tyre, do të japin më pak të ardhura dhe taksa të mbledhura nga vetë qeveria më pas. Dhe kjo jep një efekt diku tek 3.5% rënie, pra një 5% rënie në konsum, automatikisht do të godasi në një 3.5% rënie në GDP.
Po, ndërkohë që ne flasim për një inflacion i cili automatikisht do të marri rritje, që do të thotë ne jemi diku te 3%-shi sot. Ne do të rezultojmë jo më me rritje reale, për të qenë korrekt, por do të jemi në zonën negative.
Pra, efektet, nëse pikërisht çështja qëndron jo tek momenti, por se sa në mënyrë afatgjatë qeveria është duke menduar për zhvillimin e ekonomisë. Çfarë lloj amortizatorësh krijohen që ne të kemi realisht një rritje ekonomike dhe jo thjesht fasadë".
© SYRI.net