Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë, bëhen 1600 lekë vajtje- ardhje

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë, bëhen 1600 lekë vajtje- ardhje

14:10, 06/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rritja e çmimit të naftës në vend, që ka arritur deri në 224 lekë për litër, po reflektohet drejtpërdrejt edhe në transportin ndërqytetas.

Udhëtarët për të lëvizur nga Korça drejt kryeqytetit dhe anasjelltas duhet të paguajnë më tepër.

Bileta vajtje-ardhje në Tiranë ka shkuar 1600 lekë nga 1400 që ka qenë.

Për qytetarët, kjo rritje përkthehet në shpenzime më të larta, veçanërisht për ata që udhëtojnë shpesh. Më të prekurit mbeten pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta, të cilët shprehen se e kanë gjithnjë e më të vështirë përballimin e kostove. Sipas tyre, rritja e çmimeve nuk është ndalur vetëm te transporti, por ka prekur edhe produktet bazë ushqimore.

Qytetarët theksojnë se situata ekonomike po bëhet gjithnjë e më e rëndë, ndërsa kërkojnë masa konkrete për të frenuar rritjen e çmimeve dhe për të lehtësuar barrën financiare.

Në një kohë kur çmimet vijojnë të rriten, transporti ndërqytetas po kthehet në një nga shpenzimet më të ndjeshme për qytetarët, duke rënduar më tej ekonominë familjare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco