Lajmi i fundit

LIVE/ Gjithë Shqipëria në protestë, Edi Rama antimiting në Tiranë

Bujqësia e rrënuar/ Rama mashtron dhe fyen fermerët: Nuk janë problem paratë, por ju jeni të painformuar

Bujqësia e rrënuar/ Rama mashtron dhe fyen fermerët: Nuk janë problem paratë, por ju jeni të painformuar

10:54, 30/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët e Divjakës, duke mashtruar hapur para tyre se nuk është problem financimi i bujqësisë.

Ndërkohë që bujqësia dhe blegtoria janë të rrënuara, Rama tha para fermerëve se nuk është problemi tek paratë.

Ndihma e qeverisë për fermerët në Shqipëri nuk është vetëm më e ulëta në rajon, por edhe me distancë shumë të madhe me vende si Kosova, Maqedonia e Serbia.

Rama akuzoi fermerët se nuk janë të informuar siç duhet.

“Sot në vendin tonë çështja e financimit të projekteve që secili ka dhe do të bëjë, nuk është problem pasi paratë janë. Por problemi është mungesa e informacionit dhe përgatitjes për t’i thithur ato para. Fonde nga BE do të kemi më shumë, por duhet të jemi të aftë që t’i thithim,” tha Rama.

Kujtojmë se për vitin 2026, buxheti i Ministrisë së Bujqësisë është vetëm 16 miliardë lekë, një shumë që nuk mjafton për të mbuluar as funksionimin rutinë të sektorit dhe as nuk bëhet fjalë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe fenomenet e tjera ekstreme.

Ndërkohë vetëm javët e fundit, bujqësia në vend ka pësuar dëme kolosale nga përmbytjet, dëme që e tejkalojnë shifrën e 300 milionë eurove.

Në kontekstin e kontributit të bujqësisë në ekonominë shqiptare, ky buxhet është i pamjaftueshëm. Sektori bujqësor, jo vetëm që siguron një pjesë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto në rreth 15% të tij, por mbështet edhe punësimin në zonat rurale dhe furnizon tregun me ushqim për qytetarët, duke luajtur një rol strategjik për ekonominë kombëtare.

Të dhënat e publikuara mbi normën e rritjes reale të PBB-së në bujqësi tregojnë për një tendencë të vazhdueshme rënieje pas vitit 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco