SYRI TV/ 3.6 mln euro bileta avioni për administratën, fondi u rrit 22% …

18:04, 26/03/2024
A+ Aa A-

Plot 3.6 mln euro janë harxhuar vetëm për bileta avioni për administratën në vitin 2023. Të dhënat e Agjencisë së Prokurimit Publik tregojnë se fondi u rrit me 22% në raport me vitin paraardhës, teksa ka pasur  577 procedura më shumë për blerje të biletave të transportit ajror ndërkombëtar. Ndërsa çmimet e biletave kane pësuar rënie të ndjeshme vitet e fundit, duket se shpenzimet për fluturimet e zyrtarëve shqiptarë vijojnë të jenë të larta.

Institucionet publike kanë shpenzuar vitin që lamë pas 371 milionë lekë për blerje biletash të transportit ajror ndërkombëtar. Të dhënat zyrtare në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik tregojnë se ky fond është rritur me 22% në raport me vitin paraardhës kur vlera për të njëjtin shërbim shënonte 302 milionë lekë.

Në total, numri i procedurave për blerje biletash ishte 2524, për të cilat ka pasur edhe një fitues. Proceduat e kësaj natyre zënë 13% të procedurave totale të shpallura në sistemin e APP, duke u renditur pas procedurave të prokurimit konkurrues me fond limit mbi 1 milion lekë teksa në vend të parë apo 60% të totalit të procedurave e zënë blerjet me vlerë të vogël.

“Numri i procedurave blerje e biletave të transportit ajror ndërkombëtar të shpallur për vitin 2023, është më i madh krahasuar me vitin 2022, konkretisht kemi 577 procedura më shumë” – vëren APP.

Referuar fondit që është shpenzuar për blerje biletash avioni në raport me fondin total të prokurimeve në vitin 2023, APP vlerëson se ai zë 0.3 për qind të totali. Sipas analizës vjetore në sistemin e APP pas publikimit të procedurës së prokurimit u lidhën 4007 kontrata të cilat kishin një fond limit prej 125 miliardë lekë.

Të dhënat tregojnë se vetëm vitin që lamë pas janë shpenzuar nga institucionet publike 3.6 milionë euro për bileta avionic. E teksa çmimet e biletave kane pësuar rënie të ndjeshme vitet e fundit, duket se shpenzimet për fluturimet e zyrtarëve shqiptarë vijojnë të jenë të larta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco