SYRI TV/ Vjosë-Levan-Fier nuk furnizohet me ujë, fermerët: Po ulet cilësia e luleshtrydheve

15:21, 13/03/2024
A+ Aa A-

Prej një jave kultivuesit e luleshtrydhes në Kafaraj të Fierit, nuk po mund të vadisin tokat e tyre pasi kanali ujitës Vjosë - Levan- Fier, nuk po furnizohet me ujë. Sipas tyre ky problem po ul cilësinë e frutit i cili më pas shitet me çmim më të ulët. Për këtë arsye i kërkojnë shtetit që të ndërhyje për zgjidhjen e kësaj çështje.

SYRI TV

Tharja e kanalit vaditës Vjosë - Levan- Fier po dëmton fermerët që kanë mbjellë luleshtrydhet. Sipas fermerëve një situatë e tillë, ku kanali nuk furnizohet me ujë,  po i penalizon së tepërmi në kulmin e sezonit të vjeljes së luleshtrydhes. Ata pohojnë se në Varibop po kryhen disa punime gjë që ka sjellë uljen e nivelit të ujit të këtij kanali vaditës, duke bërë që prodhimi të mos jetë cilësor dhe të merret me një çmim më të ulët nga pikat e grumbullimit. Ata apelojnë njëzëri për zgjidhjen e kësaj situate shqetësuese , pasi prodhimi në sera po u thahet.

Vjosë- Levan - Fier, është kanali më i madh ujitëse në zonën e Myzeqesë me një gjatësi prej 31 km. Ajo u shërben për vaditje tokave bujqësore të fermerëve të zonave Cakran, Frakull, Levan, Pojan dhe Seman, ndërkohë që në shumë pjesë të tij vijon të jetë dhe i papastruar.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco