Shtrenjtimi i bulmetit, eksperti: Qeveria nuk e ndihmon sektorin të dalë nga kriza

Shtrenjtimi i bulmetit, eksperti: Qeveria nuk e ndihmon sektorin të dalë nga kriza

20:57, 10/03/2024
A+ Aa A-

Çmimet e produkteve të bulmetit vijojnë të rëndojnë xhepat e konsumatorëve shqiptarë. Edhe pse inflacioni është në rënie, çmimet për këto produkte nuk kanë reflektuar rënie për qytetarët.

Por kush po i mban lartë çmimet e bulmetit në vendin tonë? I ftuar në emisionin “E-ZONE” eksperti Ervin Resuli shprehet: “Ajo që ne dyshojmë, industria e qumështit duket që në një numër të vogël  dhe  menaxhues midis tyre kanë arritur të krijojë një bllokadë për të mos ulur çmimin e qumështit. Ju them me garanci se në 2023 çmimi i qumështit të lopës është ulur me 150 lekë të vjetra për litër, pra tre herë nga fermerët. Deri më sot nuk kemi reflektim te konsumatori. Kjo është e pajustifikueshme. Nga ana tjetër duke rënë monedha europiane, plastika dhe element të tjerë që përdorin bizneset e kësaj fushe në import, kanë kosto më të relaksuara, të cilat në fakt duhet të reflektohen të çmimi final”.

Duke folur për skemën kombëtare, Resuli thotë se mbështetja e parashikuar nuk i jep shtysë sektorit të dalë nga kriza.

“Ajo çfarë grupet e interesit prisnin gjatë këtij viti ishte minimalisht një dyfishim i fondeve të mbështetjes  për fermerët.  Ky është viti i dytë kritik pasi që nga korriku i 2023 u bllokuan dhe fondet e BE nga programi “IPARD 3”. Ndaj qeveria duhet të vinte me buxhet të dyfishuar që të mund t’i jepte sektorit një impuls të ri”, deklaroi Resuli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco