Bizneseve prodhuese u rriten më tej kostot e ndërtimi dhe të prodhimit

Bizneseve prodhuese u rriten më tej kostot e ndërtimi dhe të prodhimit

07:25, 06/03/2024
A+ Aa A-

Bizneset prodhuese kanë vijuar të përballen si me rritje të kostove të prodhimit në tremujorin e katërt të 2023-t, ndonëse me ritme më të ngadalësuara se një vit më parë. E njëjta tendencë ka qenë dhe për subjektet ndërtuese. Ndërsa zhvlerësimi i euros dhe inflacioni më i ulët në Europë pakë ndikuar në rënien e çmimeve të importit.

Vijon rritja e kostove të ndërtimit

Kostot e ndërtimit kanë vijuar të rriten edhe në tremujorin e katërt 2023. Sipas INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e katërt 2023 arriti 114,8 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë.

Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e katërt 2023 është 4,1%, një vit më parë ky ndryshim ishte 7,0%.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 9,0%, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 4,5%, “Shpenzime transporti” dhe “Kosto të tjera” përkatësisht me 3,9% secili, “Shpenzime materiale” me 3,3% dhe “Shpenzime makinerie” me 1,5%.
Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” shënoi rritjen më të lartë prej 4,4%, pasuar nga grupet “Materiale ndërtimi” me 3,4% dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 2,1%.

Prodhuesit përballen me kosto të larta
Krahas mungesës së fuqisë punëtore, bizneset po përballen dhe me rritje të vazhdueshme të kostove.
Në tremujorin e katërt të vitit 2023, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 131,6 kundrejt vitit 2020. Krahasuar me tremujorin e katërt 2022 Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi një rritje me 3,1%, një vit më parë ky ndryshim ishte 21,4%.

Krahasuar me tremujorin e katërt 2022 rritja më e madhe e çmimeve prej 7,5% vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet, “Industri nxjerrëse”, me 4,5%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,7% dhe “Industri përpunuese” me 1,5%.

Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 5,8%, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i pijeve” me 4,5%, “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 4,4%, “Prodhimi i mobiljeve” me 3,4%, “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 3,3%, etj. Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i tekstileve” me 4,7%, pasuar nga “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 3,3%, “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 3,2%, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 1,5%, etj.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shënoi rritje me 4,2%. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 11,0%, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 6,4%, “Industria Përpunuese” me 1,9% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,2%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shënoi rritje prej 1,1%. Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 14,0%, pasuar nga seksioni “Industria Përpunuese” me 1,1%. Nga ana tjetër, seksioni “Industri Nxjerrëse” ka shënuar ulje me 1,1%, pasuar nga seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 1,0%.

Ulet indeksi i çmimeve të importit
Produktet e importit janë bërë më të lira. Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e katërt të vitit 2023, arriti 111,9 kundrejt vitit 2020 si periudha bazë, njoftoi INSTAT. Krahasuar me tremujorin e katërt 2022, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje me 0,5%, një vit më parë ky ndryshim ishte me rritje 6,7 %. Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e katërt 2023, krahasuar me tremujorin e tretë 2023 është -0,4%.

Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Industri nxjerrëse” shënuan një ulje me 3,6%, pasuar nga seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 3,0% dhe seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 2,1%. Gjithashtu, çmimet në seksionin “Industria përpunuese”, me peshën më të madhe prej 90,6% ,shënuan një ulje prej 0,3%.

Brenda këtij seksioni ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 3,9%, pasuar nga “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure” me 3,2%, “Përpunimi i tekstileve” dhe “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 2,9% secili, “Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës” me 2,8%, “Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutikë” me 1,8%, etj. Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” shënuan rritje me 3,1%./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco