Të dhënat e Instat: Shqipëria po shet më pak dhe po blen më pak

Të dhënat e Instat: Shqipëria po shet më pak dhe po blen më pak

22:51, 18/12/2023
A+ Aa A-

Eksportet kanë vijuar prirjen e tyre në rënie në nëntor me rreth 22% në krahasim me nëntorin e vitit 2022, duke thelluar tendencën tkurrëse të vërejtur këtë vit

Në nëntor kanë shënuar rënie të gjitha grupet e eksportit, përveç ushqimeve dhe pijeve, teksa rënia më e fortë ishte për materialet e ndërtimit me -26,6% dhe prodhimet e drurit 21%

Sipas INSTAT në Nëntor 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u ulur me -21,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -9,9 %, në krahasim me Tetor 2023.

Që nga marsi, eksportet nuk po arrijnë ta marrin veten, duke shënuar ecurinë më të keqe që nga periudha e pandemisë. Në janar, shitjet jashtë vendit u zgjeruan me 20.2% me bazë vjetore, ndërsa në shkurt u zgjeruan me vetëm 2.8%. Rënia nisi në mars, me 11.7%, u thellua në prill me 19.3% dhe vijoi tendencën negative në maj me -11.7%. Në qershor tkurrja u thellua sërish në 17.3%, për tu ngadalësuar në korrik në -4%, duke kërcyer në gusht me -21.9% për të vijuar në shtator me -12.8%. Në tetor, tkurrja u ngadalësua në 4.3% dhe nëntor u thellua me 21,8%.

Efektin më negativ në rënien e nëntorit e ka shënuar industria tekstile dhe e këpucëve

Sipas INSTAT, gjatë muajit nëntor 2023, në uljen e eksporteve prej 21,8% e kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -18.7 pikë përqindje, “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me -25 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -32.6 pikë përqindje, etj, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -49.1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8.6 pikë përqindje, teksa “Produkte kimike dhe plastike” ishin me rritje 33.3 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij 11-mujori janë ulur me -10%, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -26.6 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -9,8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -5,8 pikë përqindje, etj, “produktet Kimike dhe Plastike” me -9,9 pike %, “Prodhime Druri” me -21.3 pikë %, teksa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +10 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,2 pikë përqindje.

Fasoni shkurton linjat, rrezikohet mbyllja e fabrikave dhe humbja e vendeve të punës

Industria e tekstileve e këpucëve, që punon me material porositësi (fason) dhe është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend (kryesisht shtresave me të ardhura të ulëta), është në një situatë të vështirë. Për të gjashtin muaj radhazi eksportet e tekstileve e këpucëve kanë vijuar tendencën tkurrëse. Në tetor ky grup u tkurr me 18.7%, që është rënia më e lartë që nga periudha e pandemisë, kur fabrikat mbyllën punën për shkak të problemeve të krijuara në ekonominë globale nga kufizimet e pandemisë.

Edvin Prençe kryetar i ProEksportAlbania tha për “Monitor” se sektori ka humbur konkurrueshmërinë, si rrjedhojë e rritjes së kostove dhe rënies së euros. Shtrenjtimi i kostove ka detyruar bizneset e sektorit të kërkojnë rritje të çmimeve, të cilat në shumicën e rasteve nuk janë pranuar nga klientët europianë, që u janë drejtuar vendeve te tjera Ballkanike (Maqedoni e Veriut, Serbi e Bosnjë) ose vendeve të Afrikës (Tunizi, Marok e Egjipt). Negativisht ka ndikuar dhe mungesa e politikave nxitëse dhe amortizuese nga ana e Qeverisë.

Prençe thotë se as në kohën e Covid situata nuk ka qenë kaq keq, ndërsa paralajmëron se mbi 75 mijë vende pune janë në rrezik. “Kemi muaj që flasim, rënkojmë, por presin mbylljen e fabrikave të cilat ju siguroj që po u fikën nuk mund të ndizen më e të rimarrin ritmin e mëparshëm”, pohon ai.

Eksportuesit janë ankuar vazhdimisht te Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave për pasojat që po jep në aktivitetin e tyre zhvlerësimi i fortë i euros, që aktualisht këmbehet me rreth 104-105 lekë, nga 118 lekë që ishte mesatarja e 2022.

Për gjithë 11 mujorin, eksportet e këtij grupi kanë rënë me 5.8%. Tekstilet dhe këpucët janë grupi më i madh eksportues në vend, me rreth 29% të totalit.

Mineralet e lëndët djegëse i rinisin rënien

“Mineralet dhe lëndët djegëse” ranë me 49 % në nëntor, pasi u rriten me 6.2% në tetor. Ecuria e eksporteve të këtij grupi varet nga energjia si dhe nga numri i anijeve që arrin të dërgojë në një muaj Bankers Petroleum, prodhuesi më i madh i naftës në vend, si dhe eksporteve të energjisë. Për 11-mujorin, grupi ka shënuar një tkurrje prej 9.8%,.

Materialet e ndërtimit dhe metalet i rikthehen rënies

Materialet e ndërtimit dhe metalet mbajtën trendin rënës (-8.6%) është në nëntor, pasi ishin tkurrur me ritme të larta dyshifrore përgjatë 8 muajve të këtij viti. Në nëntor grupi iu rikhtye rënies, pas një rritje të lehtë në tetor. Sipas burimeve nga Kurum, një ndër eksportuesit më të mëdhenj në vend, tendenca lidhet me disa faktorë, si tendenca e çmimeve, por dhe ecuria e kërkesës.

Për 11-mujorin, ky grup u tkurr me 26.6%, duke dhënë ndikimin më negativ në ecurinë e eksporteve.

Ushqimet, pijet dhe duhani nisën rënien në nëntor

“Ushqimet, pijet dhe duhani” ishin sektori me ecurinë më të qëndrueshme të eksporteve këtë vit, por në nëntor edhe ky grup shënoi rënie me 9.5%. Në korrik ky grup i rriti eksportet me gati 20%. Megjithatë në gusht, ky grup shënoi një rënie relativisht të fortë me 9.7% me bazë vjetore, si rrjedhojë e motit të pafavorshëm që ndikoi në reduktimin e prodhimit. Tendenca rënëse u përkeqësua më tej në shtator, me gati 14% tkurrje të produkteve të shitura, që është ecuria më negative e këtij viti. Në tetor, eksportet vijuan rënien, ndonëse me ritme më të ngadalësuara prej -0.5%, ndërsa në nëntor tendenca e rënies u thellua me tej.

Gjithsesi për 11-mujorin, ky grup është zgjeruar me 10%, i ndikuar nga ecuria pozitive në pjesën e parë të vitit.

Industria automotive vijon rënien, nga kursi

Eksportet e Makineri, pajisje, pjesë këmbimi ishin deri në muajin mars grupi që po shënonte ecurinë më të mirë të eksporteve si rrjedhojë e zgjerimit të fabrikave që punojnë në industrinë mbështetëse automotive.

Por, që nga prilli ky grup po shënon ecuri negative, me përjashtim të muajit maj. Tkurrja vijoi dhe në nëntor, me 25%. Sipas përfaqësuesve të kompanive, ecuria negative lidhet me pasojat që po jep zhvlerësimi i euros në aktivitetin e fabrikave që prodhojnë ose montojnë pjesë këmbimit për industrinë automotive. Nga ana tjetër, rritja e vazhdueshme e kostove po e bën industrinë më pak konkurruese. Për 11-mujorin grupi është rritur me rreth 0.17%./Monitor

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco